Rreth Nesh

Lo-Am Medicine

Lo-Am Medicine është një projekt i krijuar nga  vizioni i administratorit të saj, Drilon Voci.

Emri kompanise eshte frymezuar nga bashkimi i  emrave te dy femijeve,Lois Amina, duke krijuar nje emer unik dhe domethenes.

E themeluar në vitin 2022, Lo-Am Medicine është e pozicionuar strategjikisht buzë Rrugës së Arbrit, një zonë e pasur me biodiversitet dhe natyrë të paprekur. Kjo lokacion i jep kompanisë një avantazh unik për të operuar me sukses në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve natyrore.

Lo-Am Medicine merret me:

Misioni

Lo-Am Medicine ka për mision të mbrojë dhe të promovojë burimet natyrore përmes grumbullimit dhe përpunimit të qëndrueshëm të bimëve medicinale, kërmijve, kërpudhave dhe luleve dekorative. Duke kombinuar traditën dhe inovacionin, kompania synon të ofrojë produkte me cilësi të lartë për klientët vendas dhe ndërkombëtarë, duke kontribuar në mirëqenien e komuniteteve dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Vizioni

Të bëhet lider në sektorin e produkteve natyrore, duke vendosur standarde të reja për cilësinë dhe qëndrueshmërinë. Lo-Am Medicine synon të jetë një model për kompanitë që promovojnë ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, duke ndikuar pozitivisht në jetën e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

“Lo-am Medicine” në Bulqizë: Një shembull frymëzues i ndikimit pozitiv në komunitet

Pas shumë vitesh largimi, Drilon Voci u rikthye për të ndërtuar një pikë grumbullimi të bimëve mjekësore dhe aromatike në tokat e familjes në Vajkal. Sot, kjo kompani është thuajse e vetmja që mbledh dhe përpunon bimë mjekësore dhe aromatike në të gjithë qarkun e Dibrës, si dhe në disa fshatra të Tiranës.

Për shumë familje në fshatrat e qarkut të Dibrës, mbledhja dhe përpunimi i bimëve mjekësore është burimi i vetëm të ardhurash.

Kjo video u krijua si pjesë e programit “Rrugë Alternative”, mbështetur nga British Council Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.